I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Engjëll Bejtaj, nga Partia SocialDemokrate ka deklaruar se Ambasada Amerikane, lidhur me paralajmërimiet e fundit për Tom Doshin, duhet të sqarojë se çfarë di për këtë të fundit.
Engjëll Bejtaj: Elektorati në përgjithësi, por edhe elektorati që jep një mbështetje të veçantë për z.Doshi, që është ai i Shkodrës, është mirë të sqarohet se …
Alban Dudushi: Ju po kërkoni sqarim nga Ambasada Amerikane?
Engjëll Bejtaj: Ajo që duhet të kuptojmë është kjo: Nëse dikush garon, atëherë është i detyruar ti nënshtrohet ligjeve dhe standartit të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Nëse dikush, në këtë rast, DASH, ngre një problem të tillë… ka barrën e provës.
Advertisement