“Energji Inteligjente”/ Firmoset marrëveshja me qeverinë zvicerane, Balluku: Përfitojnë 4 bashki

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Energji Inteligjente”/ Firmoset marrëveshja me qeverinë zvicerane, Balluku: Përfitojnë 4 bashki

Qeveria shqiptare me qeverinë zvicerane nënshkruan marrëveshjen për dhënien e asistencës teknike dhe financiare në kuadrin e “Projektit të Bashkive me Energji Inteligjente”.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky është një projekt i rëndësishëm, sa i takon përdorimit eficent të energjisë. Sipas saj, projekti do të nisë fillimisht të zbatohet në 4 prej bashkive të vendit për t’u shtrirë më pas edhe në qytetet e tjera.

“Energji Inteligjente është procesi i përdorimit të sistemeve dhe metodave për rritjen e eficencës së energjisë. Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë Shkodra, Korça Përmeti dhe Berati do përfitojnë nga asistenca. Rreth 270 mijë banorë të këtyre bashkive do përfitojnë nga kursimet në koston e energjisë nga ndriçimi i përmirësuar.5.3 milionë franga zviceranë për pilotimin e këtij projekti”, tha Balluku.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy