Ende mister vrasja e biznesmenit/ Autori u largua me motorr deri në Balldre, më pas humbi gjurmët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ende mister vrasja e biznesmenit/ Autori u largua me motorr deri në Balldre, më pas humbi gjurmët

Ardian Nikulaj besohet se u vëzhgua për gati dy javë nga ekzukutorët e tij, deri sa një ditë më parë një person që mbante maskë anticovid, jelek fostorishent dhe një skafandër e qëlloi me gjakftohësi 7 here, duke e lënë të vdekur në vend.

 

Nikulaj u qëllua teksa po pinte kafe në lokalin e tij Koral  në shëngjin , që konsiderohej si vendi më i sigurt për të. Pamjet e kamerave te sigurise tregojnë se në momentin e vrasjes pranë Nikulajt ka qene në këmbë edhe vjehrri i tij.

 

Advertisement

Pas krimit autori u largua me një motor, duke ndjekur rrugën kryesore të daljes nga Shëngjini, deri në fshatin Balldren. Më pas ai është future ne një rruge dytesore ku ka humbur gjurmet pasi zona nuk ka më kamera sigurie.

 

Policia ka marrë në pyetje disa persona që besohet se kanë lidhje me ngjarjen kriminale, por ende nuk ka të dyshuar konkretë.

 

Advertisement

Ardian Nikulaj që njihej dhe si Ardian Marku lëvizte me makinë të blinduar për shkak të hasmërive të vjetra si dhe konflikteve në biznes. Ai dispononte disa biznese, përfshirë bar-restorant “Coral”-in ku e ekzekutuan.

 

Nikulaj gjithashtu ishte i njohur edhe për përfshirjen e tij në politikë.  Në vitin 2021 ai ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Social-Demokrate. Prej 2019-ës ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe rikandidonte sërish për në këshill në zgjedhjet e 14 Majit. Më herët ka mbajtur disa poste në administratën lokale si drejtor i OSHEE-së dhe ALUIZNIT.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy