Zbulohet kandidati nga radhët e opozitës i cili do të garojë përballë Vangjel Tavos për të drejtuar bashkinë e Himarës.

Vizion Plus mëson se kandidati i opozitës do të jetë Peter Gjikuria, një shqiptaro-amerikan, i cili jeton në SHBA po ka ardhur gjatë ditëve të fundit në Shqipëri.

Gjatë ditës së djeshme, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka takuar sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka dhe kanë biseduar për kandidatin e Himarës duke rënë dakord për emrin e Peter Gjikurias.

Ditën e nesërme, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule pritet të dalë në një konferencë për mediet për të dhënë detaje për kandidatin Gjikuria.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zgjedhjet në Himarë do të mbahen më 4 gusht, pasi disa ditë më parë KQZ vendosi të shpallte të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit, i dënuar për blerje votash./vizionplus.tv