Ervis Xhixha është 35-vjeçari i marrë peng nga “ushtari” i Ervis Martinajt, në bashkëpunim me disa të tjerë.
Ai u rrëmbye dhe u torturua për të paktën 60 minuta, pasi autorët i kërkonin 70 mijë euro. Pasi u la i lirë, 35-vjeçari denoncoi ngjarjen dhe pas tre muajsh hetime u lëshuan 4 urdhër arreste.
“Ushtari” i Ervis Martinajt, Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka është shpallur në kërkim lidhur me këtë ngjarje, ndërsa urdhër arreste u lëshuan edhe për Aleksander Osmani, Artan Pirraci dhe Fredi Keta./vizionplus.tv
Advertisement