Policia ka vënë në pranga një 23-vjeçar në Divjakë, pasi u kap duke shitur lëndë narkotike. Në momentin e arrestimit, i riu po i shiste lëndë narkotike nja 20-vjeçari, i cili u procedua i lirë.

 

Gjatë kontrollit në banesët e të arrestuarit, Klajdi Fajzulla, policia gjeti lëndë narkotike të ndarë në 267 doza, të gatshme për shitje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.