![EMRI/ Tirana nuk gjen qetësi, goditet me kaçavidë 40-vjeçari](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/07/ngjarje-800x382.jpg)
Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë pasditen e sotme (24 gusht).
Klajd Kapidani, 40 vjeç është goditur me kaçavidë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besim Alla” në Tiranë.
Nuk dihet gjendja e të plagosurit dhe motivet e ngjarjes.
Ditën e sotme, rreth orës 18:45, u vra me thikë 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari. Autor i dyshuar i ngjarjes është Darment Keli 25 vjeç, i cili u arrestua.
Advertisement
Ngjarja ndodhi në “Astir”. Dyshohet se Hoxhallari i kishte ngacmuar të dashurën Kelit dhe për këtë arsye ky i fundit e goditi 4 herë me thikë. Dy goditje në gjoks dhe dy në këmbë.
Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, 34-vjeçari nuk mundi të mbijetonte./vizionplus.tv