
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Nga të dhënat e para mësohet se ish dhëndri ka qëlluar me armë zjarri familjarët e ish-bashkëshortes së tij. Raportohet për të paktën dy viktima dhe tre të plagosur.
Autori Dan Kutra mësohet se është futur në banesën e familjes së ish-bashkëshortes dhe ka qëlluar me armë zjarri. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Advertisement