Prokuroria do të nisë hetimin e pronarit të kopshtit të fëmijëve “4 Stinët”, ku edukatorja dhunoi 3-vjeçarën. 45-vjeçari, Daniel Danushi, nuk kishte licence për kopshtin, i cili megjithatë funksiononte normalisht në rrugën “Ali Demi”, duke i shpëtuar “syrit” të institucioneve.
Ai akuzohet për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Advertisement
Kopshti u bë publik pas ngjarjes së rëndë që shokoi opinionin publik, ku një edukatore ushtroi dhunë mbi 3-vjeçaren, e cila rezulton me frakturë në këmbë.