Emri-Shpërthen tritoli në banesën e një ish punonjësi të bashkisë, në Pogradec

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emri-Shpërthen tritoli në banesën e një ish punonjësi të bashkisë, në Pogradec

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të murit rrethues të një banesë në fshatin Vërdovë në Pogradec.

 

Ngjarja është regjistruar rreth orës 11, banesa i përket Arben Xhukellari 44 vjeç. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës.

 

Advertisement

Nga informacionet e deri tanishme, ky shtetas ka qenë në arrest shtëpie, pasi është arrestuar për lejim të prerjes së druve. Mësohet se ka punuar në bashkinë e Pogradecit, në sektorin e pyjores si inspektor. Bëhet me dije se 44 vjecari nuk ka konflikte me njeri megjithatë hetimet vijojnë për të mësuar shkakun e vendosjes së tritolit.

 

Policia po punon për identifikim, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy