Policia e Tiranës ka arrestuar 26-vjeçarin, Arman Alla të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Mësohet se i riu vepronte në Itali si pjesë e një një grupi kriminal me aktivitet trafikimin e narkotikëve.

 

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 14.05.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja ne grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I riu do të ekstradohet drejt shtetit italian për t’u përballur me drejtësinë.