EMRI/ Përndiqte ish të dashurën dhe partnerin e saj, arrestohet në Laç 30-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ Përndiqte ish të dashurën dhe partnerin e saj, arrestohet në Laç 30-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi në Itali


Është arrestuar në Laç 30-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia pë 3 vepra penale kundër personit dhe pronës.

I arrestuari është Donald Martinaj, i cili u arrestua provizorisht në Laç për t’u ekstraduar më pas në Itali. Ai akuzohet nga Gjykata e Riminit, për 3 vepra penale kundër personit dhe pronës.

Gjykata e Riminit, Itali, me vendimin e datës 25.08.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përndjekja”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi akuzohet se në muajin korrik, 2023, ka përndjekur ish të dashurën, i ka djegur me benzinë automjetin, si dhe ka organizuar shtetas të tjerë që kanë dhunuar këtë shtetase dhe partnerin e saj.

Advertisement

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

Njoftimi i Policisë

Policia e Shtetit Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 7”.

I akuzuar nga Gjykata e Riminit, për 3 vepra penale kundër personit dhe pronës, kapet në Laç dhe arrestohet provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, 30-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Advertisement

Vizion Plus meson se behet fjale per Donald Martinaj.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 7”, kapi në Laç dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar D. M., 30 vjeç, i lindur në fshatin Gurëz, Kurbin.

Gjykata e Riminit, Itali, me vendimin e datës 25.08.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përndjekja”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi akuzohet se në muajin korrik, 2023, ka përndjekur ish të dashurën, i ka djegur me benzinë automjetin, si dhe ka organizuar shtetas të tjerë që kanë dhunuar këtë shtetase dhe partnerin e saj.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi./vizionplus.tv.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy