EMRI/Në kërkim për falsifikim vulash, 40-vjeçari arrestohet në Fier

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/Në kërkim për falsifikim vulash, 40-vjeçari arrestohet në Fier

Fier- I dënuar me mbi 3 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Komisariati i Policisë Fier, në zbatim të planit të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim: Elmir Dashi, 40 vjeç, banues në Fier.

Në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, u bë ndalimi i këtij shtetasi, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet, 5 muaj e 1 ditë burgim, për veprën penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Ky shtetas, në periudhën 2012-2013, kur ka qenë i punësuar në zyrat e kompanisë për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve të identifikimit, ka falsifikuar dokumentet e identifikimit të disa shtetasve me precedentë penale, kundrejt përfitimit.

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy