Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në Lezhë ku një 63 vjeçar ka humur jetën, pasi u përplas nga një automjet që drejtohej nga një i mitur.
Burime bëjnë me dije se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Frrok Lika i cili po lëvizte me motoçikletë në momentin kur u përplas për vdekje nga automjeti që drejtohej nga 14 vjeçari me iniciale P.M
Advertisement
Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh Lezhën me Rrilën në vendin e quajtur ‘Ishull Lezhë’.
Policia ndodhet në vendngjarje ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që shkaktuan aksidentin e rëndë.
Advertisement