
Elis Rroshkodol 36-vjeç është personi që ka mbetur viktimë e të shtënave me armë mesditën e sotme në Shkodër.
Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata raporton se ngjarja ka ndodhur brenda një lokali, pak metra larg stadiumit “Loro Boriçi”.
Deri më tani nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje të rëndë, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave./vizionplus.tv
Advertisement