Burime nga policia bëhet me dije se i arrestuari për trafikimin e armëve në Kapshticë është shtetasi Xhimi Hoxha, banues në Tiranë, të cilit i janë gjetur në sendiljen e pasme të mjetit 3 armë zjarri kallashnikov, 1 pistoletë TT dhe një sasi fishekësh.
I arrestuari ka qenë në makinë i shoqëruar me një tjetër shtetas me inicialet M.V, i cili është shoqëruar dhe po kryhen procedurat e nevojshme dhe është duke u pyetur nga forcat e policisë së drejtorise vendore të policisë së Korçës.
Advertisement
Te njëjtat burime bëjnë me dije se shtetasi i arrestuar po përpiqej të kalonte kufirin shqiptar drejt atij grek.