Saimir Hasanaj, 36 vjeç, banues në Vlorë ështëarrestuar në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, 36-vjeçari ishte dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim për armëmbajtje pa leje.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet e 8 burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në muajin gusht të vitit 2019, në Vlorë, shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e një konflikti me armë zjarri mes disa shtetasve, në lagjen “1 Maji”, në të cilin ka qenë i përfshirë edhe 36-vjeçari, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur armë zjarri.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
/vizionplus.tv