Është arrestuar në Kosovë i  shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Arben Lamçja, si pjesë e grupit “Çopja”.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi akuzohet për vrasje, akuza të cilat erdhën aps dëshmive të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani dhe zbërthimit të SKY ECC.

Lamçja është arrestuar pas një aksion të përbashkët që u zhvillua nga FAST Kosova së bashku me AKI-në në lagjën Kalabria në Prishtinë.

Bashkë me të është arrestuar edhe një person tjetër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë se më 31 korrik të këtij viti me kërkesë të të SPAK, GJKKO lëshoi 30 urdhër arreste. Ky urdhër lidhet me 6 vrasje të kryera në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat, të cilat pretendohet se janë zbuluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i Artë 2”, i cili është zhvilluar para 5 ditë në Tiranë, Elbasan e Durrës.

Në mesin e të kërkuarve ishte edhe Arben Lamçja, i cili është arrestuar sot në Prishtinë./vizionplus.tv