EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë

Një 58-vjeçar ka rënënëpranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Pursuit”. Ai ishte i dënuar nga Italia, me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike dhe ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pursuit”.

Gjatë operacionit, u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Advertisement

Nikola Mersini, 58 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Vlorë.

Autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar këtë shtetas, me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet e 6 muaj), për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, njofton policia.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy