EMRI/ I shpallur në kërkim, arrestohet në Elbasan 54-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ I shpallur në kërkim, arrestohet në Elbasan 54-vjeçari

Një 54 vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme.

54-vjeçari, Agron Çakalli ishte i dënuar me 20 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Elbasan, në vijim të operacioneve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Convert”.

Advertisement

Si rezultat i operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim Agron Çakalli, 54 vjeç, banues në Elbasan.

Këtë shtetas, Gjykata e Apelit për Krimet e Renda Kretë, Greqi, me vendimin e datës 02.12.2016, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka njohur këtë vendim penal dhe me vendimin e datës 17.04.2024, ia ka konvertuar dënimin, shtetasit Agron Çakalli, në 20 vjet burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy