Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor me kërkesë shfuqizimin e vendimit të KAS për vendosjes e emrit të Ilir Metës në fletën e votimit.
Ditën e mërkurë, KAS vendosi që krah koalicionit “Bashkë Fitojmë” të vihet emri i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fletën e votimit të zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Advertisement
Teksa KAS shqyrtonte kërkesen e PD për moslënien bosh të emrit të kryetarit të koalicionit në fletë, nënkryetari i PL, Endrit Brahimllari, dërgoi në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit në emrin e Sali Berishës.