Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar të dyshuar për zjarrvënie.
Në pranga është vënë Myslim Marku, pasi nga zjarri që ai ndezi në fshatin Shetel, u dogjën një sipërfaqe toke dhe 1000 pemë ulliri.
“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale të menjëhershme, të kryera nga shërbimet e Policisë, me qëllim përcaktimin e autorësisë së zjarrvënieve, u arrestua shtetasi:
M., 38 vjeç, banues në Shetel, Shijak, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, për të djegur disa shkure, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur një sipërfaqe toke dhe 1000 pemë ulliri”, njofton policia.
Advertisement
Ai akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr“./vizionplus.tv