Vladimir Qiriazi, ish-drejtuesi i Komandos Mbështetëse është paraqitur sot në ambientet e SPAK.
Ai u thirr në vijim të marrjes në pyetje për kompleksin “Partizani”.
Pak ditë më parë kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi se po kryhen hetime sa i takon privatizimit të këtij kompleksi sportiv.
Javën e kaluar në SPAK u paraqit edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ ku sot është ndërtuar një kompleks pallatesh, është bërë nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Nëpërmjet kësaj padie, Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami.
Klubi sportiv ‘Partizani’ ka qenë një ndër komplekset në pronësi të Ministrisë së Mbrojtje, ku sot janë bërë ndërtime të reja.