Klered Bozhanaj, 38 vjeç, është personi që shikoni në foto, i cili qëlloi me dy plumba në bark efektivin e “Shqiponjave”. Gazetari Esido Barkaj, mëson se autori i dyshuar ka qëlluar me armë zjarri në momentin që efektivi po e kontrollonte atë. “Shqiponjat” kishin sinjalizime se 38-vjeçari po lëvizte i armatosur.
Ngjarja u shënuar në Kinostudio, ndërsa “Shqiponjat” ishin vënë në ndjekje të autorit. Ky i fundit është arratisur dhe uniformat blu po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Advertisement
Ndërkohë, efektivi i plagosur po merr ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tij.
Në momentin e ngjarjes, 38-vjeçari kishte veshur tuta dhe bluzë gri, tuta dhe kapele të zezë.
Advertisement