EMRI-Eshtrat e gjetura në Fushë Kuqe, dyshohet se janë të 16-vjeçarit të zhdukur në maj 2015

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI-Eshtrat e gjetura në Fushë Kuqe, dyshohet se janë të 16-vjeçarit të zhdukur në maj 2015

Policia dyshon se eshtrat e gjetura në Kurbin i përkasin nje adoleshenti të zhdukur në 2015, nis marrja e mostrave të ADN-së te familjarët

Kafka dhe mbetjet kockore të gjetura pasditen e së dielës në Fushë-Kuqe të Kurbinit janë dërguar për ekzaminim në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë. Ekspertet e policisë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe në pamje të parë, dyshohet se kafka i përket ndonjë të riu që mund të ketë humbur jetën gjatë 10 viteve të fundit.

 

Për të zbuluar diçka të tillë do të verifikohet e gjithë lista e personave që rezultojnë të zhdukur, përfshirë dhe një 16-vjeçar nga Mamurrasi, zonë e cila ndodhet afër vendit ku u gjet kafka dhe mbetjet kockore.Familjaret Mariglen Gjonajt, do të jenë të parët që do ju merret ADN-ja për të bërë krahasimin, ndërsa ekzaminimet do të përcaktojnë nëse kemi të bëjmë me vrasje apo personi në fjalë mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe natyrale.16-vjeçari rezulton i zhdukur që prej muajit maj të vitit 2015.Familjaret kishin denoncuar rastin në polici, duke deklaruar se diten që ka humbur kontaktet djali i tyre ka patur me vete një orë të shtrenjtë “Roleks” si edhe disa bizhuteri, të cilat kapnin vlerën e 1 milion lekëve të rinj.

Advertisement

 

Pavarësisht veprimeve që janë kryer përgjatë 6 viteve nuk është arritur të biet në gjurmet e të riut.Kafka dhe mbetjet kockore u pikasen nga një banor, në një zonë me ferra dhe shkurre 30 metra larg rrugës që lidh Fushe-Kuqen me Adriatikun.Ai ka njoftuar policinë në lidhje me rastin dhe blutë u vunë menjëherë në lëvizje, duke kryer të gjitha veprimet hetimore në vendin e ngjarjes. Ferrat dhe shkurret ku u gjet kafka dhe mbetjet kockore ishte përfshire nga flaket e zjarrit 10 ditë më parë, e që prej asaj kohë në zonë kishte nisur të ndjehej aromë e rëndë, duke shqetësuar banoret të cilët i kanë shtëpitë e tyre 200 metra më larg.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy