Emri- Ekzekutohet me armë zjarri ish-polici në Kurbin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emri- Ekzekutohet me armë zjarri ish-polici në Kurbin

Të shtëna me armë zjarri raportohet mëngjesin e kësaj të hëne në Laç ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se është ekzekutuar ish polici Xhelal Reçi, rreth 60 vjeç. Ai kishte lëne detyrën e shtetit prej disa vitesh.

“Rreth orës 07:23 ,në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy