Policia ka arrestuar shtetasin Isa Mulgeci, 45 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë,  për shkak se akuzohet për kundërshtim të punonjësit të policisë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";