Policia ka arrestuar shtetasin Isa Mulgeci, 45 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë, për shkak se akuzohet për kundërshtim të punonjësit të policisë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.
Advertisement