Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë në Vaun e Dejës, ku një ditë më parë, 24 korrik, një person u plagos me armë zjarri.

Uniformat blu njoftojnë se kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e të shtënave, Edmir Demiraj.

Nga të dhënat e para, policia njofton se shkak është bërë një konflikt për një borxh të pashlyer mes dy të përfshirëve.

“Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. E. D., 36 vjeç, banues në fshatin Dobraç.   Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit J. M., gjatë konfliktit ndërmjet tyre, për një borxh të pashlyer”, njofton policia./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";