![Emri-Aksidenti në aksin Fier-Seman/ Humb jetën vajza 22 vjeçare](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/05/ac1d4155-d989-4e18-ad1c-b7036d830d2f-711x400.jpg)
Dalja nga rruga e automjetit tip “Seat” pasditen e 5 majit në zonën e Fermës në aksin Fier-Seman, rezultoi me plagosjen e dy vajzave që udhëtonin në të, ndërkohë që fatkeqësisht njëra prej tyre ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për 22 vjecaren Ergesa Ibrushi, e cila pas disa ditëve në gjendje të rëndë, edhe pse nën kujdesin e mjekëve nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra. Lajmi konfirmohet nga familjarë të vajzës, ndërsa një postim plot dhimbje është bërë edhe në faqen e shkollës së mesme profesionale “Petro Sota”, nxënëse e së cilës Ergesa ka qenë.
“ Me hidhërin të madh ne, si staf pedagogjik i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, për largimin e parakohëshm nga jeta të ish nxënëses tonë Ergesa! Vajza model që me sjelljen e saj dhe përkushtimin që kishte ndaj shkollës ka lenë gjurmë te secili prej nesh. Ishte vajza që me mirësinë dhe sinqeritetin e saj ishte gjithmonë pranë shokëve dhe shoqeve! Ashtu do mbetesh në sytë tanë, në shpirtin tonë Ergesa. I paharruar kujtimi saj!Lamtumirë e bukura jonë Erges”, mbyllet postimi e shkollës.
Përplasja e fortë e automjetit tip Seat me targa AB 798 DM, me murin e një karburanti, la të plagosura dy vajzët që udhëtonin në të. Ndërkohë Policia ka arrestuar fill pas ngjarjes, drejtuesen e mjetit, po 22 vjece, me inicialet S.T, nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa vijon të jetë në gjendje jo të mirë shëndetësore.