![](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/08/800-0-ambulance-748x400.jpg)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë në orët e para të mëngjesit të djeshëm, 22 gusht.
Policia njofton se në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi Arlis Troplini, 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.
Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas./vizionplus.tv
Advertisement