EMRAT/ Tentoi të vriste me sëpatë të riun, arrestohet 52-vjeçari dhe pronari lokalit në Kavajë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRAT/ Tentoi të vriste me sëpatë të riun, arrestohet 52-vjeçari dhe pronari lokalit në Kavajë

Policia e Kavajës ka vënë në pranga 52-vjeçarin, Artur Petja, i cili tentoi të vriste me sëpatë një 52-vjeçar. Shkak i ngjarjes së rëndë është bërë një konflikt çasti. Në pranga ka rënë edhe Elton Dedej, pronari i lokalit ku u regjistrua ngjarja, pasi ka prishur provat dhe ka dhënë dëshmi të rreme.

 

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. P., gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lokalin në pronësi të shtetasit E. D., ka tentuar të vrasë shtetasin I. Gj., 33 vjeç, banues në Kavajë, duke e goditur me mjet prerës (sëpatë), në kokë. 33-vjeçari, pas mjekimit në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë”, njofton policia.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy