EMRAT/ Të shtënat në Tiranë, policia: Autori i moshuar vrau një 55-vjeçar dhe plagosi një tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRAT/ Të shtënat në Tiranë, policia: Autori i moshuar vrau një 55-vjeçar dhe plagosi një tjetër

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Tiranën, disa momente më parë. Raportohet se autor i të shtënave, që vranë një person dhe plagosën një tjetër, është 70-vjeçari, i identifikuar si Maliq Marku.

 

Shkak është bërë një konflikt çasti. Ngjarja u regjistrua në Laknas, ndërsa viktimë mbeti 55-vjeçari, Shefqet Hasa, dhe i plagosur 50-vjeçari, i identifikuar si Besim Keça. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Advertisement

Autori dhe viktima mësohet se ishin fqinjë me njëri-tjetrin dhe shkak dyshohet se janë bërë problemet për pronat.

 

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

 

Advertisement

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy