EMRAT/ Si u kapën me përgjime dhe u arrestuan 10 policë në Tiranë dhe Korçë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRAT/ Si u kapën me përgjime dhe u arrestuan 10 policë në Tiranë dhe Korçë

Hetimet e policisë për goditjen e trafikut të jashtëligjshëm të emigrantëve ka nxjerrë në skenë një serë shkeljesh të tjera nga rradhët e uniformave blu.

Pas disa përgjimeve, janë arrestuar 4 efektivë policie në Tiranë, si edhe 6 të tjerë janë pezulluar në Korçë, mes tyre edhe shefi i Komisariatit, Krenar Gjokutaj dhe shefi i qarkullimit, Kelmend Pikuli.

Arrest me burg është vendosur për Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla, të tre efektivë të patrullës së Komisariatit Nr.1 në Tiranë. Në ‘arrest shtëpie’ është lënë kolegia e tyre Matilda Hamolli.

Ata akuzohen se kanë lejuar disa lokale që të qëndrojnë të hapura përtej orës policore. Shkeljet e tyre janë zbuluar në sajë të përgjimeve të shumta që shërbimi I cështjeve të brendshme kishte nisur prej kohësh kundër një grupi të trafikut të klandestinëve.

Advertisement

Ndërkohë, në Korçë, shefi i Komisariatit, Krenar Gjokutaj është pezulluar nga detyra pasi ka lejuar që të qarkullojë me makinë një përfaqësues të komunitetit fetar përtej orës policore pa kryer kontrollet e duhura.

Nga ana tjetër, janë pezulluar shefi i qarkullimit, Kelmend Pikulisi dhe Petro Fraholli, Genci Hysi, Çlirim Akrobati dhe  Kamber Kllogjeri, të gjithë efektivë të rrugores në Korçë. Ndaj tyre është vendosur masa detyrim paraqitjeje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy