EMRAT/ Sherr dhe kanosje me armë zjarri, shpallen në kërkim 2 persona në Mamurras

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRAT/ Sherr dhe kanosje me armë zjarri, shpallen në kërkim 2 persona në Mamurras

Dy persona janë shpallur në kërkim pasi kanë kanosur me armë zjarri një shtetas në Mamurras. Policia njofton se pas një konflikti për motive të dobëta, dy të shpallurit në kërkim kanë qëlluar me armë drejt banesës së Shtjefen Ndrekës, me të cilin ishin konfliktuar.

 

Autorët e ngjarjes janë identifikuar si Paulor Noka dhe Romario Gjoni.

 

Advertisement

“Rreth orës 19:00, në lagjen “Demokracia”, Mamurras, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit P. N. dhe R. Gj., banues në Mamurras, kanë kanosur shtetasin Sh. N., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij”, thuhet në njoftim.

 

Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy