Pak minuta më parë ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike në selinë blu, një ditë para Kuvendit Kombëtar që do të mblidhet nesër në orën 11:00.
Mësohet se në këtë mbledhje është propozuar ngritja e një Komisioni të Përhershëm Statutor, anëtarë të së cilës do të jenë, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.
Advertisement
Ndërkohë, në rendin e ditës së mbledhjes së sotme është mbledhja e Kuvendit Kombëtar, në mënyrë që gjithçka të shkojë ashtu si Basha e ka parashikuar.