EMRAT/ Kultivonin bimë narkotike, vihen në pranga 16 persona, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRAT/ Kultivonin bimë narkotike, vihen në pranga 16 persona, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Uniformat blu kanë vënë pranga 16 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Urdhër arrestet janë lëshuar nga Gjykata e Tiranës, pasi të arrestuarit akuzohen për kultivim bimësh narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, 16 të përfshirët në këtë veprimtari kultivonin bimët narkotike në fshatra të ndryshme në malësinë e Krujës.

“Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest në burg” për 16 shtetas dhe janë vendosur 3 vendime për kontrolle banesash për 3 shtetas të tjerë. Nga masat e vendosura nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë arrestuar 12 persona dhe 4 të tjerë po ndiqen me masa kërkimi”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Mësohet se të arrestuarit janë: Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, Ilir Dedja, Endrit Habilaj, Renardo Nallbani, Elez Asllanaj, Artur Asllanaj, Ilir Velja, Ylli Celami, Erion Shehi, Fatjon Zalla, Idajet Dervishi, Ram Dervishi, Lutfi Asllanaj, Dritan Kamberi, Ilir Hysa dhe Flamur Murataj

“E. A., 57 vjeç, A. A., 26 vjeç, I. V., 52 vjeç, Y. C., 48 vjeç, E. Sh., 26 vjeç, F. Z., 41 vjeç, I. D., 43 vjeç, R. D., 39 vjeç, L. A., 53 vjeç, D. K., 25 vjeç, I. H., 52 vjeç, dhe F. M., 52 vjeç, banues në Kamëz dhe Krujë.

Gjithashtu po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e 4 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitet 2021 dhe 2022, kanë kultivuar bimë narkotike në fshatra të ndryshme në malësinë e Krujës”, njofton policia.

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy