Albin Kurti, ka bërë të ditur emrat e kabinetit të tij. Kurti ka thënë se Qeveria e tij do të ketë 15 ministri.
Në përbërjen e qeverisë “Kurti 2” rikthehen emrat e Albulena Haxhiut dhe Arben Vitisë.
Përbërja e Kabinetit:
Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci.
Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.
Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.
Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq
Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.
Ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla.