Një krim i dyfishtë brenda familjes ka tronditur mëngjesin e kësaj të marte Konspolin e Sarandës.

Pas një sherri të çastit burri ka marrë sëpatën dhe ka qëlluar për vdekje gruan e tij.

Sipas policisë, Hysen Islamaj e ka goditur me sëpatë disa herë gruan e tij Shano Islamaj ku kjo e fundit ka ndërruar jetë menjëherë.

Pas çaste më pas, 69-vjeçari është konfliktuar me djalin e tij, Klementin Islamaj 40-vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky i fundit gjatë përleshjes me të atin e ka shtyrë këtë të fundit nga shkallët. Për pasojë Hysen Islamaj ka gjetur vdekjen gjithashtu në banesën e tyre.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet. Blutë kanë arrestuar djalit e dy viktimave, teksa po verifikohen motivet e krimit të rëndë.

Hetimet po drejtohen nga Prokuroria, ku ende nuk dihet se çfarë akuze do të ngrihet për 40-vjeçarin Klementin Islamaj, nëse do të jetë akuza për vrasje me dashje apo aksidentale./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";