17 persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim ditën e sotme në Malin e Zi. Mes të arrestuarve, mediat malazeze tregojnë se ndodhet dhe një nga krerët e organizatës, i cili bashkëpunonte me kriminelë nga Shqipëria.

Sipas mediave malazeze bëhet me dije se është arrestuar dhe njëri prej krerëve të klanit  kriminal “Dreshaj” nga Tuzi, Viktor Dreshaj.

Hetuesit kanë marrë informacione se klani nga Tuzi, ka lidhje të forta me kriminelë nga Shqipëria dhe se bashkëpunon me ta në kontrabandën e marihuanës.

Disa prej të arrestuarve janë:  Vaso Uliq nga Podgorica, Marikono Preeviq, Petar Miranoviq dhe Vukan Çokoviq.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç raportojnë mediat në Malin e Zi thuhet se grupi Dreshaj kanë qenë të përfshirë në kontrabandë kokaine, por aktiviteti primar i tyre është kontrabanda e marijuanës, duhanit dhe produkteve të duhanit.

Të arrestuarit akuzohen se kanë tentuar të kontrabandojnë rreth dy tonë e gjysmë kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Australi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";