Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është vënë në pranga dhe së bashku me të edhe dy persona të tjerë.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se urdhër arresti është ekzekutuar edhe për Ermal Kurtulajn, ish vartës i Beqajt tek SASPAC, të cilit i është kontrolluar banesa me herët për llogari të hetimit.

Ish-ministri Beqaj përdori automjetin në emër të Kurtulajt, por që dyshohet të jetë pasuri e fshehur e Beqajt, për disa herë tek vinte në SPAK për masën “detyrim për paraqitje” për çështjen e Sterilizimit.

Po ashtu, personi tjetër i arrestuar është Alfred Nikolla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";