Regjistrohet fluks i lartë lëvizjesh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

 

Burime zyrtare pranë Drejtorisë së Migracionit dhe Kufirit bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kanë hyrë e kanë dalë 3470 shtetas, duke regjistruar kështu edhe numrin më të lartë të lëvizjeve që prej hapjes të të dyja anëve të kufirit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga shteti fqinj në drejtim të vendit tonë kanë hyrë 1814 shtetas të huaj edhe shqiptarë, të cilët vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri, ose për të takuar familjarët e tyre.

 

Ndërkohë, nga vendi ynë në drejtim të shtetit helen kanë dalë 1656 shtetas shqiptarë e të huaj. Për të përballuar fluksin e krijuar, pala shqiptare po punon me 4 sportele. Nga ana tjetër edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës fluksi i lëvizjeve vijon të jetë shumë i.larte lartë. Gjatë 24 orëve të fundit sipas të njëjtit burim kanë hyrë e kanë dalë nga kjo pikë 7497 shtetas.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";