Dërgesat e emigrantëve i janë rikthyer trendit rritës pas rënies gjatë vitit pandemik. Rreth 930 mln euro kanë mbërritur në vendin tonë nga emigrantët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Shifra është 100 mln më shumë se vitit 2022.

Arben Malaj, ish-ministër i Financave, thotë se Shqipëria është kthyer në një vend eksportues të kapitalit human, ndaj dhe rritja lidhet edhe me këtë fakt.

“Ka një përmirësim të ekonomisë europiane e konkretisht të vendeve ku dominojnë shqiptarët, ky është një faktor  që ka ndikuar. Por një tjetër arsye është fakti se edhe emigrimi i mijëra shqiptarëve që janë larguar vitet e fundit po japin një tjetër kontribut në rritjen e remitancave.

Këto fonde vërtet janë rritur në vlerë absolute, por jo në raport me prodhimin e brendshëm bruto. Trendi duket se do të vijojë edhe për gjatë këtij viti, pasi mendoj që reforma e pagave nuk do të ndalë valën emigrimit”, tha Malaj në “E-ZONE”./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";