Emigrantët kthehen për festat/ Policia shton sportelet pas fluksit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emigrantët kthehen për festat/ Policia shton sportelet pas fluksit

Numri i emigrantëve që kanë vendosur të kalojnë festat e fundvitit pranë familjeve të tyre është rritur.

Edhe pse në kohë pandemie, në pikën kufitare të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë më shumë se 950 persona.

Emigrantët thonë se do të qëndrojnë për disa ditë ndërsa shpresojnë që Greqia të lehtësojë masat gjatë muajit janar.

 

Advertisement

Erdhëm për festa. Kthimin se di. E kemi të vështirë por te shohim.

 

Do rrime për qejf. Na pëlqen Shqipëria e do rrime.

 

Advertisement

Vijmë nga Selaniku. Do rrime se kemi familjet. Do kthehemi nga Kakavija.

 

 

Për të përballuar fluksin autoritetet po punojnë me tre sportele pasi numri i udhëtarëve pritet të rritet gjatë ditëve në vijim.

Advertisement

 

Tonin Frroku – Gazetar

I lartë ka qene numri i hyrje daljeve dhe në pikën kufitare të Qafë-Thanës burime zyrtare bëjnë me dije se gjate 24 orëve të fundit kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 3500 shtetas.

 

Advertisement

Ndërkohë në pikën kufitare të Kakavijës gjatë orëve të fundit kanë hyrë rreth 1500 emigrantë dhe kanë dalë 500 të tjerë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy