Vijon kthimi i emigrantëve drejt vendeve ku ata jetojnë dhe punojnë, pas festave të fundivitit. Në 24 orët e fundit nga porti i Durrësit kanë dalë mbi 4200 shtetas dhe janë dyfishuar lundrimet me tragete.
Autoritetet kanë shtuar masat dhe për të shmangur radhët janë vendosur në funksion 26 sportele për kontrollin e dokumenteve.
Përgjatë kësaj periudhe një-mujore, rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve në Terminalin e Trageteve, ku numërohen rreth 13 500 automjete dhe 6 950 kamiona dhe trajlerë.
Përgjatë muajit që lame pas nga porti hynë në vendin tonë rreth 60 mije pasagjerë dhe 20 422 mjete.
Edhe një vit më parë, numri i emigrantëve që u kthyen në vendin tonë gjatë festave të fundvitit ishte i lartë. Në total lundruan me tragete rreth 50 350 persona.
Kthimet po vijojnë edhe nga Vlora si dhe nga pikat kufitare tokësore, kryesisht me Greqinë.