Me mbarimin e festave tashmë të gjithë emigrantët që kaluan Vitin e Ri në vendlindje, po kthehen në vendet e tyre të punës.
Në pikat e kalimit të kufirit, kryesisht në juglindje ka fluks qytetarësh. Sipas informacioneve zyrtare, nga Drejtoria Vendore e Kufirit në Korçë gjatë 24 orëve të fundit nga Kapshtica kanë dalë 3000 shtetas të huaj dhe shqiptarë, ndërsa nga ajo e Qafë-Thanës kanë dalë 2300 shtetas.
Ndërsa i ulët ka qenë numri i personave që kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në këtë fillimviti përmes Pikës Doganore të Kapshticës.
Qeveria greke, deri në daten 10 janar ka vendosur masa kufizuese për hyrjen në tokën helene, ku përveç certifikatës së vaksinimit kërkohet edhe testi molekular PCR 72 orë para udhëtimit ose rapid test brenda 24 orëve.