Fluks lëvizjesh u shënuan paraditen e kësaj të hëne në pikën kufitare të Kapshticës.
Lëvizjet u regjistruan kryesisht në dalje.
Advertisement
Kjo pasi të gjithë emigrantët, që zgjodhën të festonin Pashkët në Shqipëri, tashmë po kthehen drejt Greqisë.
Për të shmangur radhët e gjata, autoritetet tona doganore po punojnë me katër sportele në dalje dhe tre në hyrje.
Advertisement
E njëjta situatë ka qenë dhe në Kakavijë.