Emërohen 6 prokurorë të rinj në Korçë, institucioni sërish me vakanca

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emërohen 6 prokurorë të rinj në Korçë, institucioni sërish me vakanca

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar ditën e sotme 6 prokuror të rinj në Prokurorinë e rrethit gjyqësor të Korçës.

Bëhet fjalë për Arbër Delilaj, Enkelejda Meçka, Anjeza Topçi, Briselda Zhuzhi, Arisa Shkrepi dhe Klerta Çonga, prokurorë të cilët do të lehtësojnë punën e organit të akuzës në juglindje të vendit pasi mungesa e prokurorëve pranë këtij institucioni ka sjellë një numër të madh dosjesh të cilat priten të shqyrtohen.

Burime pranë prokurorisë së Korçës thanë se edhe pas ardhjes së 6 prokurorëve të rinj ky organ nuk ka plotësuar akoma numrin e duhur të prokurorëve. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy