Elvis Roshi dëshmon në SPAK/ Ish-kryebashkiaku: Nuk u thirra për tendera por për punët e mia private

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Elvis Roshi dëshmon në SPAK/ Ish-kryebashkiaku: Nuk u thirra për tendera por për punët e mia private

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi u paraqit këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

 

Ai qëndroi përreth një orë pranë organit të akuzës, i thirrur nga prokurorja Enkeleda Millonai.

Ndonëse, burime jo zyrtare konfirmuan se u thirr në SPAK për një tender gjatë kohës që ishte kryebashkiaku, Elvis Roshi e mohoi një gjë të tillë.

Advertisement

 

U thirra në SPAK jo për punën time si kryebashkiak apo për ndonjë tender, por për punët e mia private“, u shpreh ish-kryebashkiaku i Kavajës, i kontaktuar nga Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy