Elizabeta Imeraj merr çështjen “Becchetti”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Elizabeta Imeraj merr çështjen “Becchetti”

Elisabeta Imeraj do të jetë prokurorja që do të vijojë hetimet kundër Francesco Becchettit, i cili akuzohet për pastrim parash.

 

Pas zvarritjes së kësaj çështjeje, duket se vetë drejtuesja e akuzës së Tiranës, ka marrë përsipër dosjen për ta çuar në gjykim.

 

Advertisement

Seancat janë shtyrë prej kohësh pas dorëheqjes se dy prokurorëve të mëparshëm.

 

Burime nga prokuroria thanë për Vizion Plus se akuza ndihet e plotë pasi disponon prova të reja mbi këtë çështje.

 

Advertisement

Kujtojmë që Shqipëria ka një borxh mbi 100 milionë euro për rastin e Bechetit vendosur nga Gjykata e Arbitrazhit.

 

Po ashtu, mësohet se institucionet po bashkëveprojnë për kërkimin e të drejtës së shtetit shqiptar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy